Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Teatrin Kombëtar, reagon Basha: Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK

Vendimi për Teatrin Kombëtar, reagon Basha: Gjykata Kushtetuese foli,

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin për një nga çështjet e shumëdebatuara për Teatrin Kombëtar.

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan “Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”.

Gjykata Kushtetuese ka dhënë ditën e sotme vendimin paraprak për çështjen e Teatrin Kombëtar lidhur me padinë e presidentit Ilir Meta, duke vendosur pranimin e tre nga katër kërkesat e kreut të shtetit.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shfuqizojë ligjin special PPP, ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë si dhe ka shfuqizuar vendimin e  Këshillit Bashkiak Tiranë për miratimin e shembjes së godinës së “Teatrit Kombëtar”.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligji për “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar” është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe cenon parimin e shtetit të së drejtës.

Në vendim thuhet se zbatimi i këtyre akteve është i pezulluar deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Të fundit