Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për vulën e PD, Meta: Rama tregoi panikun e thellë nga zgjedhjet që po vijnë

Vendimi për vulën e PD, Meta: Rama tregoi panikun e thellë nga

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur sërish te vendimi i Gjykatës së Apelit për çështjen e vulës së PD.

Në një takim me strukturat në Vaun e Dejës, Meta tha se përmes këtij akti, kryeministri Rama tregoi panikun e thellë nga zgjedhjet e 14 majit.

“Përmes këtij akti kaq brutal që ka shokuar çdo njeri që ka dhe njohuritë më minimale të jurisprudencës, Edi Rama tregoi gjithashtu panikun e thellë në të cilin është nga zgjedhjet që po vijnë, nga opozita e vërtetë dhe njëkohësisht deligjitimoi tërësisht qeverisjen e vet.

Ndaj, çdo shpresë e tij se opozita do të mund të mungojë më 14 maj, të jetë qartësisht e shuar për cilindo. Opozita do të jetë më 14 maj atje te qendrat e votimit, atje do të hedhë votën dhe do t’i kthejë zgjedhjet e 14 majit në një referendum për rivendesjen e pluralizmit politik në Shqipëri, jo vetëm për të çrrënjosur monizmin në pushtetin vendor. Ju e dini shumë mirë se kemi një pushtet vendor monist, diskriminues tërësisht jotransparent”, u shpreh Meta.  

 

Të fundit