Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Vulën, Gjekmarkaj: Mori fund saga e diversionit, PD shtëpia e demokratëve

Vendimi për Vulën, Gjekmarkaj: Mori fund saga e diversionit, PD

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si fundin e një sage që synonte destrukturimin dhe asgjësimin e opozitës.

Në një intervistë për News24, Gjekmarkaj tha se PD është shtëpia e çdo demokrati. I pyetur nëse në PD ka vend edhe për Lulzim Bashën, Gjekmarkaj u shpreh se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër një regjimi.

Padyshim është një pikë kthese, merr fund saga e diversionit dhe destrukturimit të opozitës dhe agjesimin e saj.

Përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe kthyen flamurin e PD atje ku i takonte, te demokratët, deputetët, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Kishim një takim miqësor, informal. Ka entuziazëm dhe vetëbesim për të filluar nga nesër betejën me qeverinë, për të kthyer PD-në sa më shpejt në pushtet, ashtu siç e meritojnë demokratët.

Kam dëgjuar kolegët që thonë se presim vendimet e institucioneve, pres të bashkohen me PD. PD është shtëpia e demokratëve. Kryetari ynë është Sali Berisha. Të na bashkohen të gjithë ata që duan të luftojnë Edi Ramën, regjimin dhe narkoshtetin”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit