Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për vulën, Salianji: Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve

Vendimi për vulën, Salianji: Duhet të bashkohemi, pavaresisht

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit që riktheu vulën e Partisë Demokratike te kryetari i saj Sali Berisha, duke njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 dhe vendimet e dala prej tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, Salianji apelon demokratet të bashkohen, pavaresisht dallimeve. 

"Mendimet dhe qasjet e ndryshme nuk duhet të jenë më arsye për ndarje!
Duhet bashkim dhe betejë idesh brenda Partisë Demokratike.
Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme ndërsa Shqipëria po.
Duhet të bashkohemi, pavaresisht dallimeve, për të lehtësuar ndryshimin që duhet dhe do të jetë i pashmangshëm!
Çdo kontribut i demokratëve nuk duhet të humbë pavaresisht diferencave, ne jemi garancia që sakrificat e tyre do vlerësohen! Është koha për të hapur dyert edhe për drejtuesit e mënjanuar të PD në çdo nivel, të fuqizojmë PDSh dhe të përballemi dhe të rrëzojmë qeverinë një ore e më shpejt!", shkruan Salianji. 

Të fundit