Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi për Xhaçkën, Berisha-kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Vendimet e tua të turpshme dhe kriminale

Vendimi për Xhaçkën, Berisha-kryetares së Gjykatës

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi deklaratat e kryetares së Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, në lidhje me  vendimet e kësaj gjykate për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Pas bllokimit prej një viti të zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Zaçaj tha se kjo ishte e paimagjinueshme për një shtet ligjor.

Berisha nga ballkoni i banesës së tij iu drejtua kryetares duke i thënë se vendimet e saj janë edhe më të turpshme dhe kriminale.

Berisha: Para dy ditësh, ajo që është kryetare e Gjykatës Kushtetuese, u tha shqiptarëve se është e paimagjinueshme të mos zbatohet vendimi për Ndrikull Xhaçkën, për Olta Xhaçkën, vendimi i gjykatës.

Në emër tuaj, nuk më vjen mirë të merrem me një zonjë, por kur tejkalon çdo lloj limiti, nuk ke rrugë tjetër.

Asaj zonje i them, më e paimagjinueshme se çdo gjë tjetër janë vendimet e tua të turpshme dhe kriminale.

Zonjë, që nga paratë e këtyre qytetarëve, edhe të papunë, taksat e tyre, merr sot një rrogë 20 përqind më të lartë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, një vend me të ardhura pesë herë më të larta se Shqipëria, ajo që nuk mund ta imagjinojë një njeri është të shkruash në zyrën tënde të turpit, Kushtetutën e vendit.

T’i hiqesh të drejtën opozitës për ankesë të pakushtëzuar që i ka njohur Kushtetuta.

Të shpallësh entitet parlamentin, që nuk e njeh Kushtetuta si të tillë.

Ku ke ti moral të flasësh për imagjinatë, kur ti nuk njeh as të drejtën kushtetuese të vendit tënd, as të drejtën ndërkombëtare.

A e di ti zonjë se në të drejtën ndërkombëtare, në konventat që ka firmosur ky shtet, ti kurrë nuk mund të votoje për ndërtimin e Skavicës, se ajo që ti bëhesh këshilltare e narkoshtetit, që është turpi i dheut, e di çfarë do të thotë ajo këshillohu, do të thotë se ke shkelur ligjin ndërkombëtar, do të thotë se ke vendosur pa pyetur komunitetin, do të thotë se vendimi nuk ka vlerë, do të thotë se ligji nuk ka vlerë.

Por ti nuk ke guxim se ti je e blerë, e blerë, e blerë!

Dhe do të bësh moral ti, do të bësh edhe moral.

Si mund të bësh moral ti kur në konventat ndërkombëtare që ka firmosur ky shtet, kjo qeveri nuk mund të firmoste kurrë pa marrë miratimin e banorëve, se shkelte këtë të drejtë ndërkombëtare.

Kurse ti bëhesh këshilltare e Edi Ramës, turpi i dheut, turpi i ligjit, turpi i të drejtës.

Të fundit