Flash News

Ditari i Opozitës

Vendos Kryesia e PD, protesta kombëtare e opozitës mbahet më 11 korrik

Vendos Kryesia e PD, protesta kombëtare e opozitës mbahet më 11

Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 11 korrik. 

Vendimi u mor sot nga Kryesia e Partisë Demokratike,e cila caktoi datën e protestes  që do mbahet në ora 20:00 përpara Kryeministrisë. 

Gjithashtu kryesia ka vendosur që ditën e premte të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.

Protesta e 11 korrikut është e parë që zhvillohet pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” ku Sali Berisha iu drejton protestuesve mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie. 

Të fundit