Flash News

Ditari i Opozitës

Vendosi mosgjobitjen e tregtarëve të miellit, PD thërret në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës

Vendosi mosgjobitjen e tregtarëve të miellit, PD thërret në

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për të thirrur në seancën e Komisionit të Ekonomisë më 4 tetor, Autoritetin e Konkurrencës. Kërkesa e PD-së vjen një ditë pasi Autoriteti vendosi të mos gjobitë kompanitë përgjegjëse për rritjen e çmimit të miellit dhe bukës.

Në kërkesën e demokratëve të drejtuar Komisionit të Ekonomisë, deputetët demokratë theksojnë se rritja e çmimit të bukës ka sjellë zinxhir rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Ndërkohë po sot, deputetët e Partisë Demokratike depozituan një kërkesë për ngritjen e Komisioneve Hetimore me qëllim hetimin për zgjedhjet e 25 Prillit, që PD-ja e konsideron “Masakra Zgjedhore”.

KËRKESA E PD-Së

Vendosi mosgjobitjen e tregtarëve të miellit, PD thërret në

Të fundit