Flash News

Ditari i Opozitës

“Vendosi tiraninë e varfërisë”, Berisha: Rama bën fushatë me gjuhë banale

“Vendosi tiraninë e varfërisë”, Berisha: Rama

Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar sot fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Këtë të hënë ai është ndalur në Gjirokastër, Memaliaj e Tepelenë.

Berisha ka komentuar gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës. Kryedemokrati e ka cilësuar banale dhe logjikë cubi gjuhën që kreu i qeverisë përdorë kur i drejtohet qytetarëve.

Në Shqipëri u instalua regjimi i të gjitha pushteteve në duart e një njeriu. Rama i përdori ato në të keqen më të madhe të gjirokastritëve, të tepelenasve, të dropullitëve, përmetarëve dhe gjithë shqiptarëve.

Ai vendosi tiraninë e varfërisë mbi shqiptarët. Donte të ndërtonte unazën që të hidhte mënjanë kalanë por gjirokastritët nuk e lejuan.

Shihni si kalon nga një takim në tjetrin me një fjalor me 5 fjalë gjithsej, zorra qorre, zorra e holle, kështu më tha gjyshja, me logjikë cubi pa normë e standard moral.

Me këtë tregon përçmimin ndaj qytetarëve, se nuk ka respekt për qytetarin. Përpiqet me këto fraza të vendosë një perde”, tha ai.

Të fundit