Flash News

Ditari i Opozitës

Vera e ideve vjen ndryshe në PD, nis kartolina me të vërteta për Europën

Vera e ideve vjen ndryshe në PD, nis kartolina me të vërteta

Nën moton “Vera e ideve vjen ndryshe', Andi Mustafaj, zëdhënës i fushatës së PD në 11 maj, në bashkëpunim me 'Brain Gain' ka lançuar një fushatë që shkon përtej kufijve të Shqipërisë.

Pas 11 majit, ku zgjedhjet u cilësuan si  farsë politike, kjo lëvizje sipas Mustafajt ka për qëllim të informojë partnerët europianë mbi realitetin politik në Shqipëri.
Fushata e titulluar “From Albania, with Truth” u prezantua si një “kartolinë me të vërteta” që i drejtohet Europës për të treguar se Shqipëria nuk pati zgjedhje të vërteta.

Mustafaj shkruan ne rrjtet sociale se figurat e rëndësishme të Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri janë emrat e parë që do t'u drejtohen për të rikthyer vëmendjen ndërkombëtare tek e vërteta e shqiptarëve. 

"VERA E IDEVE 2025 VJEN NDRYSHE.

Këtë vit, vera për ne nuk sjell vetëm ide, por edhe përgjegjësi.
Deri më sot, kemi vepruar nga jashtë Shqipërisë me vëmendje dhe përkushtim ndaj saj. Tani po e zgjerojmë veprimtarinë tonë, duke u angazhuar edhe në vendet ku jetojmë apo kemi studiuar, për të forcuar më tej praninë e PD-së në arenën ndërkombëtare.
Më 11 maj, Shqipëria nuk pati zgjedhje të vërteta. Ishte një farsë. Një shfaqje me regji politike. Një demokraci në letër, jo në realitet.

Ne besojmë se partnerët tanë ndërkombëtarë kanë të drejtë ta dinë. Ata duhet të shohin përtej fasadës dhe propagandës.

 Prandaj kemi zgjedhur ta nisim këtë fushatë si një kartolinë për Europën. Kjo nuk është një kartolinë me buzëqeshje nga bregdeti. Kjo është një kartolinë e mbushur me të vërteta.

 “From Albania, with Truth” është mënyra jonë për të treguar atë që ndodhi më 11 maj dhe më gjerë për situatën në Shqipëri dhe rreziqet që ajo krijon.
Ne kemi dërguar letra. Çdo zë do të jetë një thirrje.
Kjo është kartolina jonë për Europën. Një “jo” ndaj heshtjes.Një “po” ndaj së vërtetës.

Nisëm sot me:

Ludovic Mendes - Deputet, Kryetar i Grupit te Miqësisë Francë-Shqipëri
Antoine Armand - Deputet, Nën Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Corentin Le Fur - Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
 Nadège Abomangoli - Deputete, Anëtare e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
 Michel Lauzzana - Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
 Gabriel Amard - Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Constance Le Grip - Deputete, Anëtare e Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri
Romain Daubie - Deputet, Anëtar i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri", shkruan Mustafaj. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Departamenti Brain Gain Partia Demokratike (@braingain_pd)

Të fundit