All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Vëreni drynin Parlamentit!”, Alizoti i revoltuar pas refuzimit të interpelancës me ministrin e Bujqësisë

All - Paragraf - 1

“Vëreni drynin Parlamentit!”, Alizoti i revoltuar pas refuzimit

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar i revoltuar ndaj refuzimit të një interpelance me ministrin përgjegjës për bujqësinë, duke e cilësuar këtë si mungesë të theksuar përgjegjshmërie politike.

All - Paragraf - 3

Ai theksoi se Parlamenti duhet të jetë hapësirë debati dhe llogaridhënieje, ndërsa mungesa e ministrit për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, sipas tij, cenon vetë funksionin e institucionit dhe lë pa përgjigje një nga sektorët më të rëndësishëm për qytetarët.

"Tani të jesh ministër në një qeveri është post i rëndësishëm dhe është post politik që shumë deputetë gjatë procesit të tyre politik e kanë sfidë kryesore. Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën, kjo nuk ka sens politik dhe të hedhësh, të hedhësh dhe në votim refuzimin e një interpelance, kjo mund të bazohet në rregullore, po vetëm koncept politik nuk ka. Politika është përballje dhe ai që është ministër duhet të japë tezën e tij politike, skemën e tij politike për bujqësinë, e cila është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar, që unë e dyshoj këtë gjë, që ai është në hetim dhe nuk duhet dhe nuk mund të flasi, gjeni një ministër tjetër që t'i përgjigjet shqiptarëve për hallin e bujqësisë.

Po po gjeni një që ai të diskutojë, se njerëzit për bujqësinë do e pyesin. Për kë do e pyesin? Janë të gjithë, Shqipëria është një vend që bujqësinë e ka shumë të rëndësishme. Kush do japë një përgjigje për këtë pyetje? Atëherë ç'kuptim ka parlamenti? Vëreni drynin dhe lereni. Parlamenti është debat, është pyetje. Ne duam ta pyesim, ata që përfaqësojnë votuesit e tyre, dhe janë shumë votues në Shqipëri, si të majtë e të djathtë, çfarë të duan të jenë ata, që duan të dinë për bujqësinë. Duan të dinë për këtë pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Ai nuk vjen.

Gjeni një ministër që di të flasi more zotërinj. Që di ç'është bujqësia. Nuk qëndron as koncept politik. Nuk ka parlament në botë që hedh votimin që mos të pyetet ministri. Ministri duhet ta ketë sfidë personale të dali këtu dhe të hartojë, të shpalli të gjithë tezat e tij politike. Kjo është sfida e tij politike. Prandaj është bërë ministër. Ka shumë të tjerë në rangun tuaj, në partinë tuaj që duhet të jenë ministër. Jepeni mundësinë atyre që të vijnë, të artikulojnë, të shpjegojnë, të japin tezat politike mbi bujqësinë. Si mund të votohet kjo? Ne votojmë që ai mos flasë. Kjo nuk ju bën mirë politikisht, po me rregulla merreni gjithë ditën. Dhe, dhe e falenderoj nga zemra që përfundimisht, ministrja e Shëndetësisë bëri, po zhvillon një vizitë në parlamentin e Republikës së Shqipërisë", tha Alizoti. 

Të fundit