Flash News

Ditari i Opozitës

"Veriu i braktisur", Gjekmarkaj: Mirdita mbetet e prerë në besë nga pushteti në ikje!

"Veriu i braktisur", Gjekmarkaj:  Mirdita mbetet e prerë në

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, njëherësh  nënkryetar i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi sot një takim me banorët e Rrëshenit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmrakaj shkruan se qeveria ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që, sipas tij nuk parashikon asnjë investim serioz.

Postimi i plotë

Këtë mbrëmjë me demokratë e qytetar të Rreshenit!

Qeveria bashkë me mëkëmbësit e tij, ka braktisur veriun dhe këtë e dëshmoi edhe me buxhetin e miratuar së fundmi që nuk parshikon asnjë investim serioz. Këtij realiteti dëshpërues nuk i ka shpëtuar as Mirdita.

Gjatë takimit me demokratë dhe qytetarë të kësaj treve të mbushur me histori, qëndresë, kulturë e mikpritje, ankesat dhe shqetësimet janë të pafundme, çka dëshmon inekzistencën e dorës së qeverisë në ikje.
100 familje janë ende pa strehë pasi nuk është parashikuar buxhet nga qeveria. Që nga Marsi i viti 2023 është bllokuar po nga qeveria edhe bonusi i të pastrehëve pasi nuk ka asnjë rimbursim.

Shkollat në Mirditë kanë shumë pak nxënës, mësimi në klasa kolektive e ka dëmtuar proçesin të nxënit, vendet e reja të punës një ëndërr në sirtar, mungesa e energjisë elektrike realitet i përditshëm dhe presioni me ndihmën sociale për të pamundurit, një kërcënim i vazhdueshëm. Bashkia Mirditë, mbetet e tradhëtuar dhe e prerë në besë nga pushteti në ikje!

 

Të fundit