Flash News

Ditari i Opozitës

"Vetëm 29 banesa të rindërtuara nga 3389 të rrënuara", Teliti i kthehet Ramës: Mbulon faktet me video 3D

"Vetëm 29 banesa të rindërtuara nga 3389 të

Drejtori i kabinetit në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti ka reaguar lidhur me një video të rindërtimit që kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook. Teliti ka evidentuar disa fakte, siç i quan ai, të cilat nuk janë të njëjta me ato që ka publikuar kryeministri Rama. Ai akuzon qeverinë se nxjerr vetëm video 3D, por jo fakte.

Postimi i plotë:

FAKT vs 3D

Me vetëm 29 banesa të rindërtuara, ER mund t'u shfaqë shqiptarëve vetëm VIDEO 3D, por jo FAKTE.

Nga 3389 shtëpi të rrënuara nga tërmeti, ka ndërtuar vetëm 29 prej tyre (më pak se 1%);

Nga 77.5 milion euro të premtuara për ndërtimin e shkollave, 0 objekte të rindërtuara. Bashkia e Tiranës as nuk ka nisur nga puna në asnjë objekt.

Nga 248.7 milion euro të premtuara për rindërtimin e banesave kolektive, 0 banesa kolektive të rindërtuara.

Nga 78 milion euro të premtuara për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta, 0 ndërtesa (pallate) të rikonstruktuara gjer më sot.

Vetëm inceneratorët dhe PPP-të korruptive të mafias qeveritare marrin VËRTET para nga ER.

Një qeveri që orvatet të mbulojë FAKTET me VIDEO 3D, është një qeveri që po vjedh.

Të fundit