Flash News

Ditari i Opozitës

“Vetëm kjo mund të negociohet”/ Ftesa e Ramës për bashkëpunim, Gjekmarkaj tregon kushtin e PD

“Vetëm kjo mund të negociohet”/ Ftesa e Ramës

Kandidati fitues për deputet, Agron Gjekmarkaj ka komentuar ftesat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Partinë Demokratike, para dhe pas zgjedhjeve.

I ftuar në ‘news 24’, Gjekmarkaj tha se e vetmja gjë që mund të negociohet është përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike.

“ Nuk ka asnjë shans që atë që i ka vjedhur Partisë Demorkatike ta japë në pozitia vasaliteti. E vetmja gjë që mund të negociohet, meqë na ka ofruar një letër të bardhë, është që të negociohej përsëritja e zgjedhjeve në një qeveri teknike për të kthyer legjimitetin institucioneve në Shqipëri.  Vetëm kjo mund të negociohet për të kthyer dinjitetin bazik në Shqipëri. Ndryshe kulari do të jetë shumë i rëndë”, tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit