Flash News

Ditari i Opozitës

Vetëvarja e Ilvi Metës në komisariat, Duma dyshime për ngjarjen: Zor se mund të ndodh, ishte i paragjykuar

Vetëvarja e Ilvi Metës në komisariat, Duma dyshime për

Deputetja demokrate Grida Duma ka hedhur dyshime mbi ngjarjen e ndodhur disa ditë në parë në komisariatin e Kavajës, ku i riu Ilvi Meta sipas autoriteteve u gjet i vdekur për shkak se u vetëvar.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Duma tha se pasi kishte vizituar familjen Meta, ka kuptuar se i riu ishte thjeshtë i paragjykuar nga shoqëria se ai ishte fajtori për çdo vjedhje që kryhej në zonë.  

Vetëvarja e Ilvi Metës në komisariat, Duma dyshime për

Janë dy foto në komisariatin e kavajas, duken si lidhëse këpucësh me të cilat pretendohet se ka vrarë veten Ilvi Meta. Zor se mund të ndodh kjo. Janë provat e administruara.  Do qëndrojmë krah hetimit. Më e kobshme se vdekja ajo që gjejmë është një vajtim. I ati më tha se i ati akuzohej për vjedhje për një derë alumini, madje është dënuar për krime që nuk i ka kryer, sa herë ndodhte vjedhje ordinere e kapnin dhe e rrihnin shpesh.

Ai ishte paragjykuar se do jetë fajtori në shoqëri. I ati thoshte se nuk e besoj kurrë se ka vrarë veten. Ekziston një racizëm nëse gabon në vend, se do jetë përjetësisht bishti i qenit i kthyer.

Është kambana që na paralajmëron se mund të ndodhë prapë. Këto janë fenomene të ndodhura normalshëm nga trupa e policisë, sic thotë raporti i AP.

Mundësia për tu ringritur dhe mos u paragjykuar në këtë shoqëri është zero. Po i rrëshqiti këmba të varfrit je i mbaruar”, u shpreh Duma.

Të fundit