Flash News

Ditari i Opozitës

Vetting i politikanëve/ Ristani: Duhet, por jo nga SPAK. Hoxha: Një paçavure, Basha preket i pari

Vetting i politikanëve/ Ristani: Duhet, por jo nga SPAK. Hoxha: Një

Amendamentet e propozuara nga PD-ja lidhur me vettingun e politikanëve, nuk kanë gjetur mbështetjen e të gjithëve.

Ish-deputeti Arben Ristani dhe ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, janë shprehur kundër vetting-ut të politikanëve sipas mënyrës së propozuar nga opozita.

“SPAK është me objekt të përcaktuar dhe nuk mund të bëjë verifikim administrativ. Prokurorët e SPAK nëse do të bëjnë hetime administrative do të përjashtohen nga hetimet penale pasi nuk mund t’i bëjë dot i njëjti prokuror. Për mendimin tim mund të ketë një trup brenda parlamentit për të bërë vetingun. Unë jam për rregullimin e sistemit që kemi dhe jo të shtojmë organe të posaçëm, që duan t’i ngrenë sa herë del diçka. Vetingu në politikë duhet, por të gjenden mekanizmat e duhura. Basha kërkon përjashtimin edhe të atyre që kanë pasur  procese gjyqësore, po more pafajësinë je prapë jashtë politikës! Basha është i akuzuar vetë për rrugën e kombit apo për lobinin rus dhe çështjet janë mbyllur , kjo duhet ta lërë jashtë politikës. Kjo nuk ka sens. Duke pasur ligjin anti-mafia dhe SPAK dhe ligjin e dekriminalizimit dhe ILDKP, bëjnë një tablo të plotë të shtetit për të hetuar politikanët dhe korrupsionin. Nuk funksionon se mungon vullneti. Por të shtohet një organ tjetër nuk shtohet do të përmirësojë vullnetin”, u shpreh Ristani.

Ndërsa Lisandër Hoxha tregoi se i pari që preket nga vetting-u i politikanëve është vetë kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Duhet bërë pasi jemi një ndër vendet më të korruptuar të botës. Politika është ajka e korrupsionit. PD dërgon një paçavure që shkrin ndarjen e pushteteve. Basha tallet me shqiptarët pasi ai shkruan se i korruptuar quhesh edhe kur mbyll procese me procedurë. Nëse është kështu vetingu prek të parin Bashën. Lufta ndaj korrupsionit e ka SPAK dhe nuk ka asnjë pengesë të fus në burg politikanë të korruptuar”, tha Hoxha.  

 

Të fundit