Flash News

Ditari i Opozitës

Vetting-u i politikanëve, Alibeaj: Deputetët e PD-së janë të pastër, e ka bërë Rama nga viti 2013

Vetting-u i politikanëve, Alibeaj: Deputetët e PD-së janë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi se deputetët demokratë janë të pastër dhe nuk e kanë problem të kalojnë në sitën e vetting-ut.

I ftuar në studion e 'Open', Alibeaj tha se vetting-u është testi i parë moral, të cilin Rama ua ka bërë deputetëve të PD-së që nga viti 2013. Sipas tij, nëse Rama do të kishte gjetur një provW kundër tyre nuk do ta kishte ruajtur deri tani si fakt në xhep.

"Është detyrimi ynë politik dhe moral për të identifikuar cilat janë nevojat e shoqërisë. Këto janë nevoja nga më urgjentet. Ne e dimë mirë që votat tona janë ato që janë në parlament, aq saç janë deklaruar nga KQZ. Janë të gjithë ata deputetë që nuk kanë frikë t’i nënshtrohen vettingut të politikës.

Ky është testi moral i parë që politika do duhet ta kalojë. Ne e provuam në 2018 dhe Rama nuk e pranoi. Ne do shkojmë dhe të bëjmë detyrën tonë. Detyra jonë është që nevojat imediate të qytetarëve t’i çojmë në Parlament.

Të gjithë deputetë e PD kanë kaluar në vetting e ka bërë Rama nga 2013 e këndej. Ti mendon se Rama po të kishte gjetur gjë do ta kishte ruajtur në xhep. Ne duam ta çojmë para se jemi të sigurtë që s’kemi asgjë për të fshehur," u shpreh Alibeaj.

 

 

Të fundit