Flash News

Ditari i Opozitës

Vettingu/ Basha: Shqipëria është kapur nga korrupsioni, të pastrohet politika nga abuzuesit

Vettingu/ Basha: Shqipëria është kapur nga korrupsioni, të

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkon që vetting-u i politikanëve të nisë zbatimin sa ë shpejt. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se Shqipëria është kapur nga korrupsioni, ku mirëqenia e qytetarëve po bie gjithnjë e më shumë.

Kreu i opozitës kërkon të nisë vetting-u për të pastruar politikën nga abuzuesit dhe për t’i kthyer qytetarëve pushtetin.

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie.

Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë vetting në politikë”, shkruan Basha në Twitter.

Të fundit