Flash News

Ditari i Opozitës

Afera e inceneratorëve, PD publikon videon: Provat që lidhin Ahmetaj me bosët e plehrave

Afera e inceneratorëve, PD publikon videon: Provat që lidhin Ahmetaj

Ish- deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka publikuar një video, që sipas tij fakton lidhjet e Ministrit të Rindërimit Arben Ahmetaj me bosët e plehrave. Pavarësisht se ky i fundit e mohoi, PD ka nxjerrë prova që Ahmetaj shoqëronte Mirel Mërtirin në aksidentin e ndodhur në 16 korrik të 2017 në Maqedoninë e Veriut. Sipas PD, Mërtiri është pronari i vërtetë i tre inceneratorëve.  Në video thuhet se, sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës dhe të dhënave të sistemit TIMS, Ahmetaj po udhëtonte në shoqërinë e Mirel Mërtirit. Një tjetër fakt që e vërteton këtë, është edhe postimi i ish zv. ministrit të brendshëm në MV Agim Nuhiu, i cili aso kohe publikoi pamje nga vizita në spitalin e Kumanovës.

Postimi i plotë:

O Ahmet, e ke zahmet të mbulosh krimet në parlament!

S’ke ç'i bën, shoqnia e keqe të fundos!

S’do ishte keq sikur të mos ishe përfshirë në afera që kundërmojnë era poshtërsi.

Për fatin tënd të keq, je zhytur në kazan deri në fyt!

Denonco korrupsionin masiv të kësaj qeverie!

Shpërndaje këtë video!

Të fundit