Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Balliu denoncon skandalet e narkopolicisë: Do vihen para përgjegjësisë nga Ilir Proda tek i fundit

Video/ Balliu denoncon skandalet e narkopolicisë: Do vihen para

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, publikoi sot një video në Facebook ku rendit rastet kur Policia e Shtetit është përfshirë në skandale, afera kriminale dhe kur është shndërruar në “mburojë të krimit”.

Balliu përmend kanabizimin e vendit dhe dështimin për të kontrolluar zonat e prodhimit të drogës, përdorimin e policisë si eskortë për Ergys Agasin dhe përfshirjen e policisë në aferën kriminale të AKSHI-t përmes nëndrejtorëve.

Po ashtu, deputeti demokrat i referohet rastit të përfshirjes me kartele dhe banda, si rasti i Oltion Bistrit me Pëllumb Gjokën, atentatin në aeroportyin e Rinasit dhe dhunën barbare dhe sulmin e përdorur në protesta e opozitës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe deputetëve.

Balliu deklaroi se çdo efekt që i shërben krimit, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, do të vendoset para përgjegjësisë.

“Rama dhe Porda na flasin për policinë e tyre, po cila është kjo polici? A nuk është kjo policia që kanabizoi një vend të tërë? A nuk është kjo policia e cila i bënte eskortë Ergys Agasit? A nuk është kjo policia e përfshirë në aferën kriminale të AKSHI-t nëpërmjet nëndrejtorit të policisë? A nuk është kjo narkopolicia e përfshirë dhe kartele dhe banda siç ishte rasti i Oltion Bistrit me Pëllumb Gjokën? A nuk është kjo policia që nuk gjendej asgjëkundi ditën që bëhej atentatin në aeroport në zonën më të mbrojtur të Shqipërisë?

A nuk është kjo policia që i ka lënë bandave nga një qytet për të kontrolluar? A nuk është kjo policia që nuk gjet dot sot Suel Çelën dhe banditë të tjerë ndërkohë që për qytetarët është kudo? Kur ka protesta i marrin qytetarët i dhunojnë, i marrin zvarrë ciç bënë në protestën e fundit. A nuk është kjo policia që dhunoi dje në mënyrë barbare deputetin Bledion Nallbati?

Jo të gjithë efektivët e policisë janë të këtillë. Ka efektivë të ndershëm të cilët opozita do t’i mbështesë. Por përsa i përket efektvëve të Troplinëve, Xhabaftëve, Suel Çelës, policëve të narkopushtetit të Edi Ramës, ata do të vihen para përgjegjësisë duke filluar nga Ilir Proda deri tek i fundit”, deklaron Balliu në video.

Të fundit