Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Bardhi debat me Nikollën: Pse më ke përjashtuar? Çfarë kam bërë?

VIDEO/ Bardhi debat me Nikollën: Pse më ke përjashtuar?

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka tentuar që të hyjë sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka debatuar dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

"Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore. Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet teksa i thotë Bardhi, Nikollës.


Nikolla është parë në shkallët e Kuvendit e shoqëruar gjatë gjithë kohës nga garda.

Ndërkohë, deputetët e mazhorancës, kanë kërkuar një sallë tjetër për të zhvilluar mbledhjen pa deputetët e opozitës.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

 

 

Të fundit