Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Basha: Ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të ndarë politikën nga krimi

Video/ Basha: Ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka theksuar domosdoshmërinë e rikthimit të demokracia për të bërë një ndarje mes politikës dhe krimit.

Me një postim në Facebook, Basha ka ndarë një video ku deklaron se arsyeja pse Shqipëria ka mbetur prej 8 vitesh në vend numëro është fakti se “udhëhiqet nga një njeri dhe një grup njerëzish që vendosin interesat dhe pushtetin e tyre personal, mbi atë të çdo shqiptari.”

Kreu i demokratëve flet për një paketë ndryshimesh kushtetuese si hapi i vetëm që mund të garantojë ndarjen e pushteteve për të zhbllokuar integrimin drejt Bashkimit Evropian.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për t’u rikthyer te demokracia, te ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta dhe te ndarja e politikës nga krimi. Ky është vetëm hapi i parë, ai do të pasohet nga një paketë e plotë ndryshimesh kushtetuese që do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve për t’i hapur Shqipërisë rrugën drejt BE,” shkruan Basha në Facebook.

Të fundit