Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Basha shpërndan thirrjet e të rinjve europianë: Më 25 prill bashkohuni rreth liderit demokrat

VIDEO/ Basha shpërndan thirrjet e të rinjve europianë: Më 25

Kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students), ku të pranishëm ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Përmes një video të shpërndarë në rrjete sociale Basha ka shpërndarë mesazhin e Rüttershoff, i cili bëri thirrje qytetarëve për të votuar më 25 Prill, duke e përdorur votën e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

"Shumica prej jush jeni votues për herë të parë. Unë besoj se është e rëndësishme të dilni dhe të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t'u angazhuar me të vërtetë. Kjo është ajo për të cilën po e mbështesim këtë fushatë." shprehet Tobbias Rüttershoff.

Ndërkohë që më tej, Basha ka publikuar dhe mesazhet e të rinjëve të EDS-së, të cilët bëjnë thirrje që në 25 prill të bashkohen të gjithë me liderin evropian të Shqipërisë, Lulzim Bashës.

“Në 25 Prill ju të gjithë duhet të bashkoheni rreth liderit të vetëm europian në Shqipëri, rreth Lulzim Bashës. Duke filluar nga kjo ditë, e ardhmja europiane ju pret, me të cilën të gjithë do të jeni krenarë. Tani është koha të tregoni vendosmërinë tuaj.”

Të fundit