Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Basha "s'pyet" për gjobën, pritje masive edhe në Durrës

VIDEO/ Basha "s'pyet" për gjobën, pritje masive edhe

Pas Kavajës, kreu i PD Lulzim Basha, është pritur masivisht nga qytetarët edhe në Durrës. Pas aktivitetit të prezantimit të grave deputete, Basha ka dalë në këmbë në qytetin bregdetar.

Siç shihet dhe nga pamjet, janë dhjetra qytetarë që kanë dalë për të pritur kryedemokratin, teksa shpesh herë dëgjohen dhe thirrjet "Rama ik" dhe më pas të gjithë vihen në ndjekje të Bashës.

Kujtojmë se një ditë më parë, Basha ishte në Kavajë, ku u prit edhe më masivisht sesa në Durrës, por policia e gjobiti me 50 milionë lekè të vjetra për thyerje të masave kundër Covid-19.

Të fundit