Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Berisha: Dumani porositi apartamentin te Andon Pango, dërgoi truprojën e tij për të terrorizuar të moshuarit

Video/ Berisha: Dumani porositi apartamentin te Andon Pango, dërgoi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj ish drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme , Altin Dumani, duke e lidhur atë me një person të quajtur Andon Pango, djalë xhaxhai i gruas së Dumanit, të cilin e cilësoi si "kriminel".

Në një prononcim për mediat pas paraqitjes së tij në SPAK në kuadër të masës së sigurisë "detyrim paraqitje", Berisha deklaroi se Dumani ka porositur një apartament nga Pango dhe më pas ka përdorur truprojën e tij shtetëror për të kërcënuar një çift të moshuarish që ishin përfshirë në një mosmarrëveshje për të njëjtën pronë.

Në mbështetje të akuzave të tij, Berisha publikoi  një video ku, sipas tij, shfaqet truproja i Dumanit duke terrorizuar çiftin.

Berisha: Po kujt ia ka porositur thoni ju?
Dëgjoni pak mashtrimin e madh.
Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango.
Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit.
Prisni tani.
Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju.
Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza.
Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?
Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin.
Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit.
Do e dërgojmë videon të gjithëve.
Prisni se është më tutje.
Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë.

Të fundit