Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ ‘Berisha e merr Shkodrën po zbritën alienët’, vetëbesimi ‘zhgënjeu’ Salianjin. Basha ra nga ‘kategoria’

Video/ ‘Berisha e merr Shkodrën po zbritën alienët’,

Partia Demokratike ka regjistruar për herë të parë humbjen më të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale, që u mbajtën dje në 6 bashki të vendit.

PD e Lulzim Bashës nuk arrit dot të siguronte as vendin e dytë në renditje, duke humbur ndjeshëm përballë kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë”, kandidatë këta të dalë nga primaret që mbajti ‘Rithemelimi’ i Berishës.

Ndonëse vetë Lulzim Basha nuk e ka pranuar humbjen, por përkundrazi është munduar ta justifikojë duke e konsideruar një “anomali të anomalisë”, pak muaj para zgjedhjeve deputeti Ervin Salianji ishte i bindur se PD do të dilte forcë e parë më 6 mars.

I ftuar në studion e “Zonë e Lirë”, Salianji deklaroi “ne do të dalim të parët, do të fitojmë të gjashtë bashkitë”.

Por, rezultatet e votimit në 6 bashki të vendit vërtetuan të kundërtën e sigurisë dhe bindjes së Salianjit. Jo vetëm që PD nuk doli e para, por as e dyta. Basha mbeti në fund të garës, pavarësisht se në vetëdijen e tij “nuk ka humbur asnjë garë në jetë”.

Në studion e “Të Paekspozuarit”, i pyetur nëse kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” fiton apo merr më shumë vota në Shkodër se sa PD zyrtare, Salianji hodhi një deklaratë të çuditshme. 

“Është njësoj sikur alienët të zbresin në Shkodër. Nuk ndodh. Partia Demokratike do të fitojë”, u shpreh Salianji.


Alienët nuk zbritën, megjithatë, Bardh Spahia kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” deri tani rezulton fitues me më shumë se 2.000 vota nga Majlinda Angoni e PS dhe 12 mijë vota nga kandidati i Bashës, Xhemal Bushati.

Të fundit