Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Berisha ndan momentin kur punonjësi i Gardës nxjerr me forcë gazetarin nga salla

Video/ Berisha ndan momentin kur punonjësi i Gardës nxjerr me

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dështoi edhe sot. Garda pengoi deputetët e opozitës të hyjnë në sallë, por edhe pse demokratët arritën të çajnë kordonin e Gardës, socialistët nuk u paraqitën.

Mes tensionesh dhe debatesh mes deputetëve dhe Gardës, pati edhe momente dhune ku gazetarët u nxorën me forcë nga salla duke mos u lejuar transmetimin e episodeve.

Një prej tyre ishte edhe gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha. Siç shihet nga pamjet e shpërndara nga kryedemokrati Sali Berisha, Hoxha është shtyrë me dhunë nga punonjësi i Gardës, i cili nuk e lejon të hyjë brenda për të raportuar.

Ky episod i sjelljes së dhunshme të gardistit është filmuar nga gazetarët e tjerë.

Edhe kur media pyeti Gjiknurin nëse ishte i keqardhur për dhunën ndaj gazetarëve, deputeti socialist u largua pa dhënë asnjë përgjigje.

Të fundit