Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Berisha përshëndet mbështetësit: I thatë jo presionit, shantazheve të mafies së Sorosit për një Shqipëri pa opozitë

Video/ Berisha përshëndet mbështetësit: I thatë jo

Kryedemokrati Sali Berisha ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij që kanë marrë pjesë në protestën poshtë banesës së tij.

Berisha mbajti një fjalim para tyre ku shprehur mirënjohje që edhe pse në një ditë me shi, nuk e kanë reshtur protestën. Berisha u tha se ata janë shpresa e vendit dhe opozitarët e pamposhtur që do të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës.

“Në të vërtetë, shpresa sot jeni ju, me qëndresën tuaj, të cilët keni vendosur të përballeni me diktaturën. Jeni të vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, të mbroni liritë, të drejtat më themelore, dinjiteti njerëzor, nga narkoshteti i Edi Ramës që po rrënon çdo ditë Shqipërinë e shqiptarët.

Dy vjet më parë me instinktin tuaj të lirisë, në ndjesinë më fisnike të njeriut, të dinjitetit të tij, kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Edi Ramës, u ngritët fuqishëm në kushtet më të jashtëzakonshme dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve.

I thatë jo, presionit, shantazheve të mafies së Xhorxh  Sorosit dhe mafies ndërkombëtare. I thatë jo përpjekjes për një Shqipëri pa opozitë dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar, e cila bëri gjithçka për të dalë në shesh, për të lënë mënjanjë çdo mashtrim dhe gënjeshtër dhe ju tha shqiptarëve të vërtetën, se sot për vullnetin, votën, dinjitetin tuaj, ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën më të zezë të të shkuarës komuniste. Dhe ky armik është Edi Rama”, deklaroi Berisha.

Të fundit