Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Demokratët gjuajnë me vezë makinën e Taulant Ballës

Video/ Demokratët gjuajnë me vezë makinën e Taulant

Deputetët e opozitës qëlluan me vezë makinën e ministrit të Brendshëm Taulant Balla, teksa ky i fundit u largua pas mbylljes së seancës plenare të Kuvendit.

“Pre” e vezës ra edhe makina e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili para nisjes së seancës u mbulua me miell nga Flamur Noka.

Në shenjë proteste, para seancës, Noka mbuloi me miell edhe shkallët e Kuvendit dhe punonjësit e Gardës të cilët nuk e lejuan të hyjë në sallë. Demokrati u shpreh se mielli simbolizon qeverinë Rama ose narko-regjimin.

Seanca e sotme u mbyll sipas “traditës” së PS-së ku mazhoranca miratoi me votat e saj projektligjet e propozuara, mes tyre edhe marrëveshjen për emigrantët e nënshkruar nga Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Ndërsa ligji për rikthimin e basteve online u shty me kërkesë të PS.

Të fundit