All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Video/ Demokratët pritje entuziaste Berishës në Lazarat

All - Paragraf - 1

Video/ Demokratët pritje entuziaste Berishës në Lazarat

Nga Libohova, kreu i PD, Sali Berisha është ndalur sot në Lazarat.

All - Paragraf - 3

Demokratët i kanë rezervuar Berishës një pritje entuziaste ndërsa Berisha tha se ndihet krenar me këtë mbështetje.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka si synim shpërbërjen e këtij fshati, por i përgjigjet kreut të qeverisë se do ta marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha: Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj.

Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.

I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.

Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.

Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria!

 

 

Të fundit