Flash News

Bota

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të planit të paqes në Gaza

Izraeli dhe Hamasi bien dakord për fazën e parë të planit

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të planit të propozuar nga presidenti Donald Trump, për të ndaluar luftimet dhe për të liruar disa pengje dhe të burgosur.

Lajmin e njoftoi vetë Trump duke e cilësuar si një përparim të madh në luftën 2-vjeçare.

"Kjo do të thotë që tw gjithw pengjet do të lirohen shumë shpejt dhe Izraeli do të tërheqë trupat e tij në një vijë të rënë dakord si hapat e parë drejt një Paqeje të Fortë, të Qëndrueshme dhe të Përjetshme. Të gjitha palët do të trajtohen në mënyrë të drejtë!", shkroi Trump në mediat sociale.

Hamasi do të lirojë të 20 pengjet e gjalla në ditët në vijim në këmbim të të burgosurve palestinezë, ndërsa ushtria izraelite do të fillojë një tërheqje nga pjesa më e madhe e Gazës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në mediat sociale: "Me ndihmën e Zotit do t'i kthejmë të gjithë në shtëpi".

Hamasi tha veçmas se marrëveshja do të siguronte tërheqjen e trupave izraelite, si dhe do të lejonte hyrjen e ndihmave dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve.

 

Të fundit