Flash News

Ditari i Opozitës

Video e takimit Basha-Balla, Berisha ka një ‘këshillë’: Mos u takoni fshehtas si qyqarë

Video e takimit Basha-Balla, Berisha ka një

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar videon e takimit të fshehtë Balla-Basha, i publikuar pak ditë më parë nga SYRI Tv.

Nga konferenca e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se video në fjalë nuk ishte asgjë e re për të, veçse konfirmon se si është marrë peng Lulzim Basha.

Kryedemokrati i sugjeroi dyshes Balla-Basha të dalin hapur dhe të mos fshihen më si qyqarë.

“Për mua, ajo video nuk thoshte asgjë të re. Supervideo është dosja e Lulzim Bashës, me të cilën Edi Rama e mban peng për larje parash. Pas kësaj pengmarrje, unë të vetmin problem, po pse nuk takohen haptas, por takohen fshehtas si qyqarë. Nuk kam asnjë lloj komenti. Unë e kam thënë me kohë se janë pengje”, deklaroi Berisha.

Të fundit