Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Fjala e Ramës bëhet grusht, Ilir Demaliaj sulmon fizikisht Kujtim Gjuzin në një hotel të Tiranës

Video/ Fjala e Ramës bëhet grusht, Ilir Demaliaj sulmon fizikisht

Një përplasje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në hollin e një hoteli luksoz në Tiranë, ku protagonistë kanë qenë dy figura të njohura për publikun: analisti Ilir Demaliaj dhe kryetari i Partisë Konservatore, njëherazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet qartë momenti kur Ilir Demaliaj, në mënyrë agresive, i afrohet Gjuzit dhe e godet me shkelm, teksa ky i fundit përpiqet të largohet. Pranë Demaliajt ndodhet edhe një grua, e cila mundohet të ndalojë sherrin, por përfundon e shtyrë dhe rrëzohet përtokë nga analisti.

Ende nuk janë zbardhur motivet e kësaj përplasjeje fizike, por ngjarja ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi rolin publik të individëve që pretendojnë të jenë zëra analitikë dhe përfaqësues politikë.

Ilir Demaliaj, i cili së fundmi është kthyer në një mbrojtës të flaktë të Edi Ramës në studiot televizive, ka pranuar publikisht se është kushëri me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën. Ndërkohë, Kujtim Gjuzi është renditur si një nga aleatët më të zëshëm të opozitës dhe mbështetës i Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit.

Ngjarja e pazakontë është komentuar gjerësisht si një pasojë e tensioneve të akumuluara në politikën shqiptare dhe e gjuhës agresive që po përçohet nga liderët e saj.

Të fundit