Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Incidenti në takimin e Ramës, Berisha: Qytetares i bien të fikët para tij, ky vazhdon tallavanë e përdridhet

Video/ Incidenti  në takimin e Ramës, Berisha: Qytetares i bien

Gjatë takimit elektoral që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Devoll, ndodhi një episod i paprecedentë. Teksa kërcente me këngën e fushatës, një e moshuar me lule në dore i është afruar kryeministrit për t’i dhuruar trëndafilat e kuq që kishte mbledhur për të.

Në momentin që ajo i dha trëndafilat, e moshuara u rrëzua në tokë, ndërsa Edi Rama vazhdonte të kërcente nën ritmet e tallavasë.  Ai mori lulet dhe vazhdoi rrugën.

Këtë incident e ka postuar në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha.

“Qytetares i bien të fikët para tij, ky vazhdon tallavanë e hidhet e përdridhet sikur nuk ndodhi asgjë! Shpirt …”, shkruan Berisha.

Të fundit