Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Ishin nisur drejt Britanisë, jeta e shqiptarëve në rrezik, gomonia mbushet me ujë

Video/ Ishin nisur drejt Britanisë, jeta e shqiptarëve në rrezik,

Numri i të rinjev shqiptarë që po ikin ilegalisht në Britani është rritur “frikshëm”, duke u kthyer në një problem serioz për shtetin anglez. Ata shkojnë me gomone të vogla përmes Kanalit anglez, duke rrezikuar jetën.

Një video që është shpërndarë nga deputeti Xhelal Mziu, tregon se si rrezikojnë shqiptarët për një jetë më të mirë.

Gomonia me të cilën ata po shkojnë në Britani është mbushur me ujë për shkak të dallgëve të mëdha.

“Të rinjtë shqiptar me gomone të mbushur me ujë, për shkakë të dallgëve të jashtëzakonshme që Ju la rrugën në mes për të ikur në Angli! Uroj që të mos ketë patur asnjë problem.

Sa breng e madhe, në vitin 2022 të rinjët me keq se në vitet '90, për të siguruar bukën e gojës për familjen, rriskojnë në mes të oqeanit, vetëm për një shkak, të Qeverisë së Rilindjes që e shpopulloj vendin, që e largoj rininë, që e bëri shqipërinë të pajetueshme!”-shkruan deputeti.

Të fundit