Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ “Ku*vë burrë”, Braçe shthurr gojën në Kuvend

Video/ “Ku*vë burrë”, Braçe shthurr gojën

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvend e shoqëruar me sharje e ofendime të rënda mes deputetit demokrat Gazment Bardhi dhe atij socialist Erion Braçe.

Teksa Bardhi fliste nga foltorja e Kuvendit, Braçe ndërhyu në fjalën e tij duke e quajtur atë “ku*vë burrë”.

Ofendimi i rëndë që Braçe i drejtoi Bradhit nuk u mor parasysh nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla e cila vendosi t’iu tërheqë vërejtje Bradhit dhe jo kolegut të saj socialist.

Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke

Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty

Braçe: K*rvë burrë

Bardhi: Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni në kreditë e këqija

Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalorin që përdori ai.

Të fundit