Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/Laboratori i analizave me defekt, ish-deputeti bën denoncimin: Qytetarët shtyhen në radhë, situata e COVID jashtë kontrollit

VIDEO/Laboratori i analizave me defekt, ish-deputeti bën denoncimin:
Pamje nga laboratori në Fier

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka denoncuar situatën në një laborator analizash në Fier, teksa shprehet se situata e COVID-19 në vend është jashtë kontrollit.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, Baçi publikon pamjet ku vihen re qytetarë të shumtë që dynden dhe shtyhen në radhë për të marrë shërbim.

Sipas tij, radhët kanë ardhur për shkak të një defekti në laboratorin e analizave mjekësore.

Më tej Baçi thekson se qytetarë të infektuar lëvizin lirshëm nëpër qytet, por askush nuk interesohet për ta, teksa mjekimin e marrin vetë duke telefonuar mjekë me njohje personale.

Statusi i plotë:

SITUATA  NE  FIER  JASHTE  KONTROLLIT.

KAOS, KORRUPSION, PAPERGJEGJSHMERI.

Ne Fier mbizoteron kaosi,  papergjegjshmeria korrupsioni, situata eshte jashte kontrollit.

Covid-19 virusi i rrezikshem mbizoteron kudo.

Jane me dhjetra familje, me te gjithe pjesetaret e tyre te infektuar dhe te pa identifikuar te pa regjistruar askund, askush nuk interesohet per ta.

Marrin mjekimin vete, duke telefonuar mjek me njohje personale, ne te shumten e rasteve, jo mjek infeksionist.

Kurohen ne shtepi, duke paguar infermiere shume shtrenjte per injeksionet.

I blejne ilaçet vete, ata qe munden, pjesa dermuese nuk ka mundesi dhe pijne vetem paracetamol dhe çaj.

Jane me qindra ata qe e dine qe jane me Covid, por levizin lirshem neper qytet, pa u mjekuar dhe aq me teper pa u karantinuar.

Mesues qe detyrohen te vene ne mesim, edhe kur njoftojne se jane te infektuar.

Vdekje pacientesh, qytetare Fierak me Covid qe i njohim mire dhe nuk raportohen si te tille.

Prej nje jave dyndje qytetaresh ne polikliniken e Fierit! Per shkak te nje difekti ne laboratorin e analizave mjekesore kryhet vetem nje numer i ulet i diagnostikimeve, nderkohe qe numri i qytetareve qe presin ne radhe eshte me dhjetera cdo dite.

Nervozizem, pritje e gjate, dhe kaos pa rrugezgjidhje.

I bej thirrje KM te papergjegjshem, te marre masat e duhura, ne Fier dhe gjithe Shqiperine.

Jeta e qytetareve eshte ne rrezik!

Të fundit