Flash News

Ditari i Opozitës

Video-mesazhi i Gazment Bardhit: Sot pamë një Edi Ramë të lodhur, në fund të karrierës së tij politike

Video-mesazhi i Gazment Bardhit: Sot pamë një Edi Ramë të

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS.

Sipas Bardhit, Rama sot u shfaq i lodhur dhe si një person në fund të karrierës së tij politike.

“Gjuhën e dhunës me të cilën i drejtohet qytetarëve të këtij vendi, e ka mësuar mes hajdutëve me të cilët ka 7 vite që qeveris. Kjo gjendje mjerimi, depresioni dhe diktati do të marrë fund shumë shpejt.

Sot pamë një Edi Ramë në fund të karrierës së tij politike, një njeri të lodhur që ka shteruar nga çdo ide. Po i shtyn ditët deri në 25 prill duke premtuar ato që nuk bëri në 7 vjet, duke mashtruar për ato që nuk bëri. Tani i duhet edhe një premtim për ndërtimin e një rakete kozmike me forcat tona dhe është i kompletuar me Rilindjen e Mashtrimit.

Dëmi që Edi Rama ka bërë këto 7 vjet është kolosal. I ka vjedhur pa pushim shqiptarët dhe i ka detyruar të largohen nga vendi.

Në #25Prill shqiptarët do të vendosin për #ndryshim!”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit