Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Momenti kur njerëzit e Bashës dalin nga selia të maskuar dhe dhunojnë protestuesit

Video/ Momenti kur njerëzit e Bashës dalin nga selia të maskuar

Protesta e sotme përpara selisë blu u shoqërua me tensione dhe përplasje. Ish-lideri Sali Berisha ka nxjerrë një video, ku shihen disa persona të maskuar dhe me shkopinj në dorë që dalin nga kati i dytë i godinës dhe dhunojnë protestuesit që po tentojnë të hyjnë brenda selisë.

Ende nuk dihet se kush janë personat e maskuar, por duket se ndaj protestuesëve nuk u përdor vetëm gaz lotësjellës. Mbështetësit pro Berishës tentuan të hynin në selinë blu, por arritën të futeshin vetëm në disa ambiente të katit të parë.

Teksa ishin duke thyer dyert e blinduara ndërhyri policia, e cila shpërndarë turmën me anë të gazit lotësjellës. Berisha ka paralajmëruar të tjera protesta për largimin e Lulzim Bashës.

Të fundit