Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Muu-muu, ham-ham, ironia e deputetes për kohën në foltore: Edhe gomari do më shumë minuta për të pëllitur

Video/ Muu-muu, ham-ham, ironia e deputetes për kohën në foltore:

Deputetja demokrate, Flutura Açka ka imituar kafshët për të ironizuar Kuvendin për kohën e dhënë në foltore.

Me tone ironike ajo tha se dhe gomari që pëllet, kërkon më shumë minuta se sa i japin për të folur në foltore.

“Mjau-mjau, ki-ki, mu-mu, hum-hum prit se ka edhe ham-ham ka shumë...

Të nderuar shqiptarë, mbani shënim çfarë bëhet në këtë fermën pllenare këtu. Edhe gomari jashtë për të pëllitur do më shumë minuta se 4 minuta që kam unë për të fol për gjëra të rëndësishme.

Ju jeni shitës të mirë të katastrofave, shikoni ç’bëtë më tërmeti, me pandeminë, të njëjtën gjë po bëni edhe tani me krizën energjetike. Vetia e dytë që keni ju është vidh edhe vill”- tha Flutura Açka.

Të fundit