Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ “Ndryshimi në duart e tua”, koaliconi opozitar “Bashkë Fitojmë” fton qytetarët në çeljen e fushatës të shtunën

VIDEO/ “Ndryshimi në duart e tua”, koaliconi opozitar

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit, në 15 prill, ora 12:00 brenda ambienteve të stadiumit “Air Albania” në Tiranë.

Me sloganin “Ndryshimi në duart e tua”, Partia Demokratike ka bërë publike dhe spotin e çeljes së fushatës, ku përmes mesazheve i fton qytetarët të marrin pjesë në mitingun e të shtunës.

Pikënisja e këtij rrugëtimi është 16 shtatori i 2021, kur Sali Berisha nisi Foltoret me qytetarët.

Momenti i dytë ishte Kuvendi i 11 dhjetorit, ku zbriti në stadium "formacioni i lirisë", me miratimin e ndryshimeve statutore të PD ku u shkarkua Lulzim Basha dhe u bënë pjesë e statutit primaret.

Ndërsa në 6 mars 2022, shqiptarët i besuan rithemelimit me votë, në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Momenti kulminant i rithemelimit të Partisë Demokratike do të ishte 22 maji i vitit të kaluar, kur Sali Berisha u zgjodh në krye të PD.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” ka paraqitur kandidatë në 61 bashkitë e vendit, mes të cilëve ka emra të shquara të së djathtës, ndërsa në disa bashki edhe të Partisë së Lirisë.

MESAZHET E SPOTIT TË PD:

Ejani të shtunën, 15 prill 2023 ora 12:00 në stadium!

Rikthehemi në ‘Arenë’, aty ku nisi Rithemelimi!

Më të fortë për mbrojtjen e pluralizmit e demokracisë!

Më të hapur me kandidatët e dalë nga vota juaj!

Më të bashkuar të gjithë ata që nuk janë marrë peng nga pushteti!

Ndryshimi në duart e tua!

Bashkë Fitojmë

Të fundit