Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Nga kush ka frikë Rama? Kryeministri shoqërohet nga 4 makina policie dhe 2 makina të gardës

VIDEO/ Nga kush ka frikë Rama? Kryeministri shoqërohet nga 4 makina

Shefi i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka ndarë  një video në Facebook, ku shfaqet makina e kryeministrit Edi Rama.

Fill pas makinës së Ramës, në video shikohet që e shoqërojnë 4 makina policie, 1 motor dhe 2 makina të gardës.

“Nuk shkoi në Parlament, shihni si shoqërohet nga 1 motor, 4 makina policie dhe 2 makina të gardës. Frikë e madhe”, shkruan Malltezi bashkangjitur videos.

Ndërkaq në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ku gjatë fjalës së tij, kreu i PD, Sali Berisha i ka bërë thirrje Ramës që të paraqitet në seancë.

Të fundit