Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Noka i shkul mikrofonin Klotilda Bushkës, momenti kur ndërhyn Garda!

VIDEO/ Noka i shkul mikrofonin Klotilda Bushkës, momenti kur ndërhyn

Deputetët e opozitës kanë penguar zhvillimin e mbledhjes së Sekretariatit të Etikës këtë të martë.

Nga pamjet e siguruara nga Politiko.al shikohet se në këtë mbledhje mori pjesë edhe Sali Berisha.

Por kryetarja e komisionit të Etikës, Klotilda Bushka nuk i ka dhënë të drejtën e fjalës, ç’ka ka acaruar tonet.

Deputeti i PD, Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin Bushkës dhe kolegëve të PS, duke i detyruar të ndërpresin mbledhjen.

Ndërkohë që në ambientet e brendshme ka ndërhyrë dhe Garda e Republikës.

Bushka dhe anëtarët e PS janë mbledhur në zyrën e saj, ndërkohë që edhe ky ambient është ’zaptuar’ nga  deputetët e opozitës.

Të fundit