Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ PD "zë ngushtë” Manastirliun: Si kanë mashtruar për kapacitetet spitalore për pacientët me covid-19

Video/ PD "zë ngushtë” Manastirliun: Si kanë mashtruar

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka publikuar një video me deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu sa i përket kapacitete spitalore, konkretisht numrit të shtretërve për pacientët e prekur me covid-19.

Sipas Spahisë, në muajin mars ajo ka raportuar se zotërohen në total 9 mijë shtretër, ndërsa pak ditë më parë foli për 1600 të tillë.

Postimi i plotë:

EDHE PER NUMRIN E SHTRETERVE GENJEJNE! E BEJNE NE 3D

Ja se si i kanë mashtruar njerëzit me zë e figurë, për kapacitetet spitalore në përballjen me Covid-19! Cdo herë japin shifër të ndryshme sepse nuk thonë kurrë të vërtetën! Vetëm gënjeshtra që zbulojnë se kjo qeveri impenjohet vetëm për koncesione e tendera të errët sekretë e aspak për qytetarët! Nuk ka tjetër qeveri në botë që të injorojë qytetarët e vet në kushte pandemie, si kjo e Edi Ramës!  

Të fundit