Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ PS mbledh online komisionet, opozita mësyn tek “Ligjet”

Video/ PS mbledh online komisionet, opozita mësyn tek “Ligjet”

Deputetët e opozitës kanë mësyrë në Komisionin e Ligjeve, i cili po zhvillonte online mbledhjen e radhës.

Deputetët Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi i janë drejtuar kolegëve të mazhorancës duke iu thënë se pse ishin mbledhur online dhe jo fizikisht.

Ndërhyrja ka bërë që komisionet të shtyhen për më vonë.

Kjo është hera e tretë që mazhoranca i mbledh online komisionet pas protestës së mbajtur nga opozita në Kuvend dhe në Kryesinë e tij. Një ditë më parë, Garda pengoi demokratët të marrin pjesë në komisione.

Opozita ka deklaruar se do të vijojë me aksionin opozitar derisa mazhoranca të përmbushë të drejtat e tyre kushtetuese.

 

Të fundit