Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Rrugëtimi i Veliajt nga “MJAFT” tek Rama, Bardhi: Solli modelin më të shëmtuar në politikë

Video/ Rrugëtimi i Veliajt nga “MJAFT” tek Rama, Bardhi: Solli

Silvi Bardhi ka shpjeguar nëpërmjet një videoje rrugëtimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga lëvizja aktiviste “MJAFT” tek marrëdhënia në pushtet me kryeministrin Edi Rama.

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tregon se si Erion Veliaj dikur sulmonte çdo figurë socialiste dhe më pas iu bashkua të njëjtës klasë politike.

Video/ Rrugëtimi i Veliajt nga “MJAFT” tek Rama, Bardhi: Solli
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Silvi Bardhi

POSTIMI I PLOTË:

Rrugëtimi i Veliajt nga MJAFT-ist në "vëlla i vogël i Ramës".
E nisi karrirën si themelues i "MJAFT", nga ku bënte thirrje kundër klasës politike.
Më pas iu bashkua të njëjtës klasë, duke sjellë modelin më të shëmtuar në politikë, atë të një politikani me shumë fytyra, që kujdesej për makiazhin apo fasadën.
Sot flet si socialist, ndërkohë që me MJAFT-in e tij sulmonte çdo figurë të socialistëve, përfshi edhe ata që sot dalin e mbledhin vota për të.
Kundër socialistëve e përdori Edi Rama, deri ditën që mori tërësisht nën kontroll këtë parti.
Më pas e përdori për të goditur çdo element tjetër duke i shfrytëzuar në detaje se Erion Veliaj nuk ka asnjë lloj principi për të arritur atë që dëshiron

Të fundit