Flash News

Ditari i Opozitës

“Shpojuani gomat e makinave, nxirrini zvarrë”, video kur Basha paralajmëronte të mos cenoheshin protestuesit

“Shpojuani gomat e makinave, nxirrini zvarrë”, video kur Basha

Gati një javë më parë dhjetëra protestues që mbështetën thirrjen e ish kryeministrit Sali Berisha për lirimin e selisë së PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, mbetën të plagosur.

Situata agravoi pas përplasjes me mbështetës të Bashës dhe ndërhyrjes edhe nga policia e thirrur nga PD.

Pesë vjet më parë, kur para kryeministrisë Basha ngriti ‘çadrën e lirisë’, duket se situata e sotme bie ndesh me deklaratat e tij asokohe.

Në një nga fjalimet e tij, Basha u bënte thirrje atyre që e ndiqnin, të ngrihen kundër kryeministrit Rama. Basha kërcënonte se kushdo godet protestuesit, do të merrej zvarrë në shesh.    

Ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët dhe protestën se do të vijë ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Shpojuani gomat e makinave, thyejuani dritaret, nxirrini zvarrë nga zyrat ata që ju shkelin të drejtat tuaja. Ngrihuni, protestoni, reagoni”, deklaronte Basha në atë kohë.  

Kujtojmë se pak muaj pasi ngriti çadrën, Basha nënshkroi marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama.  

 

Të fundit