Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ Vokshi ballafaqon deklaratat e Ramës me të qytetarëve: Shëndetësia falas, mashtrimi që shkakton vuajtje!

Video/ Vokshi ballafaqon deklaratat e Ramës me të qytetarëve:

Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka publikuar një video, ku përball deklaratat e kryeministrit Edi Rama për shëndetësi falas dhe atë të qytetarëve që pohojnë të kundërtën.

Sipas Vokshit, ky është mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje për qytetarët. Ajo shton se janë koncesionet që e kanë dëmtuar sistemin shëndetësor, duke vënë theksin te kostot e larta të shërbimit.

Postimi i plotë:

Shëndetësia falas!! Mashtrimi më i madh i Edi Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!!

Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..

Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar...

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.

 

Të fundit