Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan uji për banorët e Fierit

VIDEO/ Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan uji për

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publikuar një video, ku sipas tij zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët e Fierit.

Korreshi shkruan se ky është një turp, ndërsa i bën thirrje ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Ballukut, që të lërë Tropojën ku ishte sot dhe të shkojë në Fier.

“Zjarrfikësja e Bashkisë Lushnje shpërndan uji për banoret e Fierit se njësoj si ne Vlore kishin 5 dite pa uje. Ça Turpiii!!

Po keta e mbushin neper kanale kur fikin zjarre. O Fier ku arrite. Ju 12 Deputetet e Fierit te P… S…. I thoni Ballukut ta leri Tropojen po te shikoj Fierin. Ja kaq!”, shkruan deputeti i PD.

Kujtojmë që Belinda Balluku e akuzuar nga SPAK për disa afera korruptive me tunelin e Llogarasë dhe Unazen e Madhe u shfaq sot ne Tropojë nga parku eolik  së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Të fundit