Flash News

Ditari i Opozitës

Videoja e Parashqevi Simaku në SHBA, Qosja: Kavaja është shtëpia e saj dhe do ta presë siç i takon

Videoja e Parashqevi Simaku në SHBA, Qosja: Kavaja është

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ka reaguar për gjendjen e këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, pas videos së bërë virale në rrjet.

Në një postim në Facebook, Qosja e cilësoi Simakun si një ikonë të Kavajës dhe krenari kombëtare. 

Ai theksoi detyrimin e Bashkisë dhe të komunitetit për ta mbështetur dhe mirëpritur denjësisht këtë artiste të shquar.

Postimi erdhi pas publikimit të disa pamjeve nga gazetari Blendi Fevziu, që nxorën në pah situatën e saj aktuale.

Postimi

Parashqevi Simaku, është vajza nga Kavaja që me zërin e saj të artë ndriçonte kombin shqiptar në momentet e veta më të zymta! Ajo është një ikonë dhe një krenari e Kavajës!

Pasi pamë pamjet e transmetuara nga gazetari Blendi Fevziu, nuk më mbetet gjë tjetër veç se të lajmëroj publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve!

Kavaja është gjithmonë shtëpia e saj dhe do ta presë gjithmonë siç i takon një ikone të ndritur si ajo!

Të fundit