Ditari i Opozitës

Videot e Bashës nga makina, Garo: S’më vjen mirë kur e shikoj, la demokratët prapa

Videot e Bashës nga makina, Garo: S’më vjen mirë kur e

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo u pyet të komentonte videot e ish kreut të PD, Lulzim Basha nga makina.

E ftuar në Opinion në tv Klan ajo tha se Basha eshtë pjesë e dështimit të PD-së dhe se nuk i vjen mirë kur shikon këto lloj videosh.

Ajo shton se ai ka qenë kreu i Partisë Demokratike, por ka lënë pas demokratët.

" Ky është pjesë e dështimit të opozitës. Jam dakord. Megjithatë, e kemi kaluar këtë fazë. Shiko, mua nuk më vjen mirë. Unë shikoj këto video, faktorizohet nga Edi Rama, Lulzim Basha, nuk më vjen mirë se ai ka qenë kryetari i PD dhe s’mund të them se më vjen mirë kur e shikoj. Gjithë kjo i ka lënë demokratët prapa", tha Garo. 

Të fundit